Për ne

Për ne

Konto-T u themelua në vitin 2007 dhe që atëherë ajo ofron shërbime të kontabilitetit për biznese dhe këshilla financiare për qytetarë. Ekipi ynë, i cili përbëhet nga specialistë të kësaj fushe, është i përkushtuar që të japë shërbime të sakta dhe efikase, duke shfaqur respekt dhe vëmendje të madhe ndaj kërkesave më specifike të klientëve tanë. Të qenit në hap me trendet bashkëkohore financiare dhe përvoja jonë na mundësojnë që të dizajnojmë, zbatojmë dhe mbikëqyrim sisteme të kontabilitetit që i përshtaten çdo kompanie.

Konto-T ofron: shërbime të regjistrimit, transformimit, dhe mbylljes së kompanisë, regjistrim të faturave të shitjes dhe të blerjes, regjistrim të veprimeve të arkës, hartim të pasqyrave financiare dhe nxjerrje të bilancit financiar të vitit, regjistrim të veprimeve të stok-ut, analizë të kostove të blerjes dhe çmimeve të blerjes, hartim të inventarëve periodikë të produkteve, mallrave, etj, dhe konsulenca të ndryshme financiare.

Gjithashtu këshillat tona ju ndihmojnë që të organizoni me sukses buxhetin tuaj vetanak dhe familjar. Deklarimi i të ardhurave personale , Deklarimi i tatimeve mbi pasurinë, objektet dhe tokën , Konsulencë lidhur me trustin pensional , Asistencë në administratën tatimore , Hartim të planeve të biznesit dhe të kontratave

Për një shtet të fortë me kompani dhe individë financiarisht të qëndrueshëm.